"Ambasadorët e Paqes" vlerësohen nga presidenti
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, vlerësoi dje rolin gati dymbëdhjetëvjeçar të shoqatës "Ambasadorët e Paqes" për ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e të rinjve shqiptarë nga të gjitha krahinat e vendit, sidomos nga zonat veriore, në aktivitetet social-kulturore, por dhe njohjen e tyre me aspektet më kryesore shoqërore dhe ekonomike në vend.
Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se Kryetari i Shtetit priti dje në Pallatin e Brigadave, përfaqësues të shoqatës Ambasadorët e Paqes. Ai u njoh me disa prej projekteve të veprimtarive dhe nismave të kësaj shoqate, si Kambana e Paqes, Ishulli i Paqes, Shkolla vjen tek unë, si dhe krijimi i rrjetit ndërlidhës me misionarë të paqes në Kosovë. Presidenti Topi iu përgjigj interesimit të pjesëmarrësve në këtë takim për çështje të ditës, siç janë problemet sociale në zonat rurale, arsimimi i fëmijëve dhe të rinjve, lufta kundër fenomenit të gjakmarrjes, punësimi, vlerat e vërteta njerëzore, pjesëmarrja dhe roli i brezit të ri në jetën shoqërore, etj. Kryetari i Shtetit vuri në dukje se ky është një mision fisnik i njerëzimit, i cili duhet të jetë një qëllim në vetvete edhe për shumë struktura të tjera shtetërore dhe të shoqërisë civile, duke ndihmuar kështu të gjithë së bashku në edukimin dhe formimin e plotë dhe me standarde të brezit të ri, që është mekanizmi më dinamik dhe më shpresëdhënës për zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Gjatë këitj takimi kreu u shtetit theksoi se: "Ky është një mision fisnik i njerëzimit, i cili duhet të jetë një qëllim në vetvete edhe për shumë struktura të tjera shtetërore dhe të shoqërisë civile, duke ndihmuar kështu të gjithë së bashku në edukimin dhe formimin e plotë dhe me standarde të brezit të ri, që është mekanizmi më dinamik dhe më shpresëdhënës për zhvillimin e mëtejshëm të vendit".
Last Updated on Tuesday, 09 June 2009 18:44
Last Updated on Tuesday, 09 June 2009 18:44