E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët e Nju Jorkut, festojnë për trashëgiminë kulturore

Komuniteti shqiptaro-amerikan festoi para disa ditësh Ditën e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare nën shoqërinë e DJ Ando në Kensico Dam Plaza, Nju Iork. Komuniteti shqiptaro-amerikan i vendosur ne Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat përkujtoi traditat dhe trashëgiminë kulturore të tij në një ambient festiv i shoqëruar me muzikën e larmishme shqiptare, vallet tradicionale, dhe ushqim tipik shqiptar në Kensico Dam Plaza, një park i madh në Westchester Countys Valhalla, Nju Jork. Aktiviteti i Ditës së Trashëgimisë Kulturore Shqiptare mbahet vit për vit dhe i dedikohet kulturës shqiptare, duke përfshirë veshjet tradicionale, instrumentet muzikore unike shqiptare dhe është një mundësi e rrallë për të dëgjuar dhe shijuar vallet dhe këngët shqiptare. Atmosfera u bë më e ngrohtë pasi gatimi shqiptar shoqëroi gjithë veprimtarinë. Kjo veprimtari u mbajt nën përkujdesjen e pushtetit lokal të Usterit dhe qendrës së Zonjës sonë Nënë Tereza e Kishës së Shkodrës. Ai u mbështet financiarisht nga TVAlb.com, një shërbim premier satelitor shqiptar, i cili ofron programe në shqip në Shtetet e Bashkuara, dhe muzikë nga DJ Ando, 29 vjeç, i mirënjohur për kontributin e tij në këto festa mbarë shqiptare, e cila do të arrij kulmin e saj gjatë paradës shqiptare në Nju Jork në kuadrin e paradës evropiane, me 27 Qershor. Dhe kjo do te pasohet po atë natë nga një parti e cila organizohet nga DJ Ando në një anije përreth Manhattan . Kësaj feste ia shtoi gëzimin dhe pjesëmarrja e këngëtarëve të njohur shqiptarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›