E Diel, 1 Nëntor 2026

"Anëtarësimi për merita, do kishte tërësisht tjetër shije"

Edhe optimizmi i para dy vjetëve nuk do të parashikonte marrjen e ftesës për anëtarësimin në NATO dhe kjo vjen tani "pas dy vjet suksesesh të qeverisë" (!). Ishte ky pak a shumë thelbi i deklaratave të Znj.Topalli dhe Z.Berisha. Është populli që e ka aspiruar NATO-n, por do ta deshte më mirë të mos shkonte kokë ulur e i turpëruar, që udhëhiqet nga një qeveri e papërgjegjshme.

Ne asnjëherë deri më sot përsa i përket standardeve nuk e kemi merituar përfaqësimin, por pas ngjarjes së Gërdecit nuk shkojmë në NATO për merita e falë "sukseseve" të qeverisë, por përkundrazi, të turpëruar pasi përveç të tjerave ajo që do të na përfaqësojë direkt atje është Ministria jonë e Mbrojtjes, pjesë e një qeverie që ka dëshmuar të jetë çerdhe të korruptuarish e trafikantësh. NATO po na merr për interesa të larta humane e gjeo-politike në mbrojtje të paqes e lirisë së vendeve aleate e më gjerë. Në fakt, anëtarësimi i vërtetë do kishte tërësisht tjetër shije, por kjo nuk u intereson shumë demagogëve tanë kaqolë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›