E Diel, 1 Nëntor 2026

Jevtushenko dhe Zhiti, anëtarë të Pen Clubit italian

 

Poeti rus Evgeni Jevtushenko dhe poeti shqiptar Visar Zhiti janë ftuar njëherësh të bëhen anëtarë të PEN Club-it italian gjatë një takimi që ky organizëm pati këto ditë në Milano. Presidenti i PEN Club-it italian, poeti dhe gazetari i "Corriere della sera"-s, Sebastiano Grassi, bëti një koment hyrës pse pranohen pikërisht Jevtushenko dhe Zhiti. Sepse të dy vijë nga një botë që i përkiste perandorisë komuniste ku poeti i parë ishte "i lavdishëm në vendin e vet", ndërsa i dyti "i panjohur, i nëpërkëmbur, madje i flakur poshtë në burg". Prezantimin e Jevtushenkos e ka bërë kritiku i artit, këshilltar në Bashkinë e Milanos, Vittorio Sgarbi, ndërsa gazetari Grassi ftoi poetin shqiptar të dëshmonte se si diktatura në Shqipëri dënonte poetë dhe lexues dhe që "socializmi, të paktën në Shqipëri, nuk i ka mbështetur artet, por i ka shfrytëzuar ato".

Dy poetët shkëmbyen libra mes tyre. Zhiti i dha Jevtushenkos vëllimin me poezi në italisht "Kryqi prej mishi", ku është poezia që i kushtohej atij, revizionistit të ndaluar, ndërsa Jevtushenko i dha Zhitit librin e tij të fundit "Në vendin e sikureve" i botuar PEN Club-i italian pjesë e PEN Clubit ndërkombëtar i themeluar që më 1921 në Londër me president të parë nobelistin Xhon Gollsuorthi, ka një histori të lavdishme, sepse artistët që kanë bërë pjesë në të janë emra të lavdishëm si Marinetti, Govoni, Silone, Moravia e Mario Luzi. Sot ky organizëm ka një kontribut me vlerë për në mbrojtje të lirisë së shkrimtareve ndaj dhunës, persekutimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›