E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pas Samitit të NATO-s, duhet ndryshuar situata në PD"

Është e pakuptueshme dhe e pamoralshme, që një parti shprese si Partia Demokratike, e cila me 1990 u krijua si një front antikomunist dhe për një integrim europian të Shqipërisë, të jetë peng e një personi cilido qoftë ai.. se ç'po ndodh sot në Shqiperi kuptohet. Sipas mendimit tim, MAFIA ka zene rrenje në Ekzekutiv dhe Legjislativ. Nuk kuptoj këmbënguljen e shume politikaneve të shumices për të mbrojtur politiken e tyre të urryer nga shumica e popullit, aktualisht po shohin edhe vetë me syte e tyre se ku të shpie një politikë e bazuar në potencialin gënjeshtror të dy tre personave aty. Është e pafalshme qe pas Samitit të Bukureshtit, të mos këtë nga ana e Presidentit dhe të tjereve që e ndjekin, një levizje për t'i thene STOP kesaj gjendjeje në PD. Kam besim të plote se dhe SHBA do ta mbeshtes për të miren e vendit. Luftuam në '91 jo të veme pushtet diktatorial familjar, por për një pushtet politik europian. Në doni një mendim personal timin, "Zoti Rama, me mentalitetin që ka, është me i pranueshëm për të qeverisur vendin drejt Evropës ".Urime dhe me një Shqipëri Evropiane!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›