E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nuk kuptojnë që Shqipëria nuk është vetëm e militantëve"

Është me të vërtetë për të ardhur keq për vendin tonë, nuk po del një herë një lider ashtu siç duhet për ta çuar këtë vend përpara. Por gjithmonë vetem diktatorë e diktatorucë kemi mbi kokë. Si nuk e kuptuan keto një herë se të qenurit në krye të shtetit nuk është vetëm për luks por duhet të punosh për vendin, për popullon i cili të votoi dhe të besoi.

Dhe kur themi për popullin, nuk kemi parasysh vetëm "Albanian blu" apo "Albanian rozë", por në të gjithë. Shqipëria nuk është vetëm e militantëve të njërës apo tjetrës parti dhe familjarëve të "liderëve". Akoma nuk e ka kuptuar ky Kryeministër se nuk ka aftesi qeverisëse? Me kriza e trazira e nisi karrierën e tij dhe me krizë po e mbyll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›