"Çështja çame të ndiqet e të zgjidhet në rrugë institucionale"
Është krejtësisht e padrejtë, absurde dhe absolutisht e pajustifikueshme që një çështje kaq madhore ta mbulojë pluhuri i harreses, indiferenca, shperfillja dhe neglizhenca e politikes dhe diplomacisë tone shtetërore. Zgjedhja e ketij problemi kaq të mprehte e delikat kerkon domosdoshmërish dhe absolutisht: Impenjimin dhe obligim maksimal institucional, në të kundërtën, çështja do të shtyhet për në kalendat greke e do të zvarritet pafundesisht.
Nuk arrijme ta kuptojme këtë kompleks inferioriteti, këtë perkulje, nenshtrim e lepe-peqe të politikaneve tane gjate takimeve debateve e ballafaqimeve me homologet e tyre duke mos e konsideruar akoma veten si te barabarte midis të barabartëve. Theksojme se ky nuk është rast i veçante, sporadik dhe i vetem pasi ka sa e sa raste e ndodhi të kesaj natyre, që përfaqësuesit e politikes dhe diplomacisë tone para homologeve të tyre prezantohen pa dinjitetin dhe autoritetin e duhur institucional e shtetëror dhe nuk e kuptojme sepse ata para te huajve rrine të ndrojtur, të ndrydhur, të mbingarkuar emocionalisht.
Theksojmë se puna jone e konkretisht e institucioneve tona duhet të karakterizohet nga një veprimtari dhe axhende e ngjeshur e kurdohere nga pozita sulmuese, ngacmuese, permanente e ngulmuese, e duke i njohur institucionet ndërkombëtare me një ekspoze të qarte e të sakte me tragjedine dhe të verteten e çështjes çame me synim, kthimin e çamëve atje në trojet dhe vatrat e tyre shumëshekullore duke korrigjuar dhe vene në vend një padrejtësi të pashembullt historike.