E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ju z.Berisha, keni ardhur në pushtet duke gënjyer"

E indinjuar thellë për katastrofën e madhe që ndodhi në Gërdec të Vorës vendosa të bëj këtë shkrim, duke i shprehur ngushëllimet e mia fshatit të Gërdecit. Tragjedia dëshmoi se në nuk kemi njerëz në krye të vendit, por përbindësha që për pushtet dhe para janë gati të shkatërrojnë gjithçka.

Ju z.Berisha. keni ardhur në pushtet duke gënjyer. Si mund të pasuroheni ju mbi vdekjen e dhjetëra njerëzve? Me paturpësinë më të madhe Kryeministri del dhe bën koment për këtë ngjarje, si të ishte ngjarja e radhës për të. Ju duhet ta kishit dhënë dorëheqjen, e pakta gjë që mund t'i bëni këtij populli. Ju jini një e keqe e madhe për këtë vend; nëse ju ka mbetur sadopak dinjitet dhe moral njerëzor, largohuni!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›