Në punë me fanellë të Afrikës

Kampionati botëror ua ka marrë mendtë edhe personave zyrtarë në kontinentin e Afrikës së Jugut. Kjo i ka ndodhur edhe një zotërie të thinjur, Willem Van der Merwe, i cili të premten ka shkuar në punë me fanellën e verdhë të Bafana Bafana.
Çka ka këtu të çuditshme apo të pazakontë? Problemi është se Van der Merwe është gjykatës në Gjykatën e Pretorias, një vend ku merren me çështje të të shtënave, vrasjeve, ndarjeve etj.
Kolegët kanë mbetur gojëhapur me gjestin e kolegut të tyre. Ata e pyetën zotëri Willem nëse e kishte ekzagjeruar paksa, ngase ai kishte shkuar në tribunal e jo në sport bar. Van der Merwe u është përgjigjur mjaft mirë.
“Jam krenar që e vesh fanellën e Bafana Bafana. Këto janë ditë historike për vendin tonë. Të gjithë duhet të veprojnë sikur unë”, tha ai. Ai deshi të thotë se rregulla e Bafana Bafana është për të gjithë e njëjtë. Të gjithë ishin të nderuar me kolegun e tyre, ndërsa djaloshi që ishte i akuzuar fatkeqësisht nuk i shpëtoi dënimit të gjykatës.