E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Danas": Konferenca e Dejtonit, opsion për ndarjen e Kosovës

E përditshmja serbe "Danas" në një artikush të saj shkruan se në Uashington po përflitet për mundësinë e një konference në formën e Dejtonit, në të cilën, përveç të tjerash, thuhet se do të trajtohej edhe opsioni i ndarjes së Kosovës. Sipas kësaj të përditshme gjatë vizitës së fundit të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, në Shtetet e Bashkuara, ai ka insistuar se "Serbia nuk do ta njohë kurrë shpalljen e njëanshme të pavarësisë", por, prapa dyerve të mbyllura, siç merret vesh, ai me angazhim ka folur për gatishmërinë mbi një kompromis dhe i cili realisht do të ishte në interes të paqes në Ballkan.
Ky formulim i maskuar për ndarjen e Kosovës si zgjidhje përfundimtare të cilin publikisht ende po e mohojnë të dyja palët sipas burimeve amerikane, bazohet në këmbimin e veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, nëpërmjet statusit territorial për objektet e kultit serb.
Ky variant, shkruan e përditshmja "Danas", është përfolur edhe në një pritje me rastin e përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës dhe në reagimet e para në Uashington viti 2010 përmendet si afat i mundshëm kohor për një formë konference të Dejtonit për Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›