"Delijorgji qesh sepse e di që bashkëpunëtorët nuk do ta braktisin?"
Nga të gjitha ngjarjet e këtyre ditëve do bëja një renditje, nëse më lejoni, të tre-katër gjërave që meritojnë vëmendje të veçantë. Në vend të parë, do rendisja padyshim gënjeshtrat e Kryeministrit. Nuk besoj se ka në historinë e politikës botërore, kryeministër që të kapet kaq shumë herë brenda kaq pak ditëve në rrenë, sa ky Berisha. Të paktën, katër gënjeshtra të pastra i ka të dhëna me video në Televizor. Nejse, në vend të dytë, nga gjërat që më kanë bërë përshtypje është buzëqeshja e atij të arrestuarit në Gjykatë. Është e patolerueshme sjellja e tij, mua më duket sjellje prej monstre. Po pse të mos qeshë ai! E di me sa duket që bashkëpunëtorët e tij në qeveri, nuk do ta lenë në baltë. Se po e lanë në baltë, do përfundojnë edhe vetë brenda.