E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Disa rreshta për ata pak që shfajësojnë ende qeverinë?"

Kur lexon disa komente mbi Gërdecin që fajësojnë gjithkënd, por jo qeverinë, të kujtohet ai skeçi me Manen që i kishin vjedhur lopën, i estradës së Fierit (duhet të këtë qenë i Pëllumb Kullës). Fshatarët që i vinin për ngushëllim, fjala e parë që i thoshin ishte: KE FAJ O MANE! Dhe pastaj i radhisnin një mëhallë me arsye si p.sh.: Mania flinte si i vdekur prandaj nuk e kishte dëgjuar hajdutin, apo nuk i kishte vënë kyçin derës së haurit, ku rrinte lopa, etj., gjë që e revoltoi Manen deri në atë pikë, sa shpërtheu: PO HAJDUTI QË E VODHI, NUK KISHTE FAJ? Kështu dhe puna me disa komente. Të krijohet përshtypja se fajtori për tragjedinë na qenka media, sabotazhi, kamuflazhi, UFO-t, dreqi me të birin, dhe jo ata që janë të përlyer deri në fyt në këtë mesele. Edhe sabotazh në qoftë nga shërbimet e huaja, apo ndërplanetare, prapë qeveria e ka fajin. Se e ka mendjen të vjedhë miletin dhe t'i nxjerrë sytë kundërshtarëve politikë, nuk e ka mendjen të punojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›