E Diel, 1 Nëntor 2026

"E djathta t'i tregojë vendin se Berisha nuk ka rënë nga qielli"

15 Marsi është ditë gjëme e jo ditë zie e zakonshme. E në ditë gjëme duhet gjëmuar sa më fort, që të shkunden mirë të gjithë, për të kuptuar se ku po na çon një delirant që ka 17 vjet ngjitur pas politikës si morri, megjithëse bën gafa njëra pas tjetrës. Sikur ka pikur nga qielli ky dhe nuk gjenka dot e djathta një tjetër në vend të këtij? Është kaq tragjikomik, sa del e thotë që nuk di gjë se ku bie Gërdeci.

Po e le me kaq, se boll edhe me kaq... tani edhe bufi e merr vesh këtë punë. Shpresoj ta kenë marrë vesh edhe Bamir Topi e Jozefina Topalli e këtë radhë të mos i dalin në mbrojtje. E shpresoj fort këtë për të mirën e së djathtës së marrë peng. Asnjeri nuk do të dali ta mbrojë më, as ajo Majlinda, ish-zëdhënësja gjuhë-shpatë e tani ministre e PD-së e asnjeri tjetër!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›