E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton Rezolutën për aplikim në BE

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot rezolutën "për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE". Kjo deklaratë është propozuar nga grupi parlamentar i PD-së dhe i miratuar me konsensus nga komisionet parlamentare të Politikës së Jashtme dhe të Integrimit Evropian. Në rezolutë i "kërkohet Qeverisë shqiptare që, përpara se të paraqesë aplikimin për të kaluar si vend kandidat për anëtarësim në BE, të hartojë dhe t'i paraqesë Kuvendit një Program Pune me afate konkrete dhe rezultate të matshme, në të cilin duhet të adresohen të gjitha çështjet që lidhen me infrastrukturën dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 Qershorit 2009". Rezoluta kërkon "forcimin e kapaciteteve administrative për implementimin e MSA-së dhe të detyrimeve të Marrëveshjes Interim; intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pastrimin e parave; adresimin e detyrimeve në kuadër të procesit të liberalizimit të plotë të vizave me vendet e BE; respektimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor, të së drejtës së pronës dhe lirisë së mediave". "Kuvendi inkurajon Qeverinë shqiptare që, në momentin e përshtatshëm, në konsultim me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së, të paraqesë aplikimin e Shqipërisë për të kaluar si vend kandidat në këtë Organizëm dhe të raportojë për këtë në Parlament, lidhur me ecurinë e negociatave".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›