E Diel, 1 Nëntor 2026

"Duhet të ndryshojmë pak vetë që të na ndryshojë Zoti"

Sapo lexova letrën e asaj nënës së djemve të vrarë për 70 cm tokë, mendimi i parë që më erdhi kur nisa të shkruaja ishte: Për të biseduar për këtë rast, nuk është e lehtë. Por vetëm një pyetje ua kisha bërë: Deri kur ne do të vritemi për 70 cm tokë? Është nji marri e madhe ta dëgjojë dikush se janë vrarë 4 vetë për një pëllëmbë tokë. Nuk di vallahi, nuk di! Zoti na ndihmoftë, por nji gja duhet ta dimë: Duhet ta ndryshojmë pak rrugën, për të na ndryshue rrugën Zoti. Ngushëllime të dy familjeve!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›