E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nderim për gjithë ata që u vranë pa faj dhe s'u dihet varri"

Është mirë kur shkrime të tilla si dossieri për Çamërinë zbardhin historinë për brezat e rinj që vijnë. Është e vërtetë që popullsia çame është masakruar, vrarë dhe dëbuar pa të drejtë nga pronat e veta. Unë personalisht kam qenë në fshatrat e masakruar dhe kam parë rrënojat e shtëpive dhe çuditërisht në to nuk ngrihej asnjë shtëpi greke, por vetëm pronat administroheshin nga grekët. Gjithashtu më bëhet qejfi kur lexoj shkrimet e mësipërme që tregojnë se populli grek ishte kundër spastrimit se kështu është në të vërtetë. Nuk mund të quash kriminel një popull të tërë për krimet e një grupi të caktuar. Nuk mund të themi "na vranë greket", sepse greket nuk përfaqësohen nga një grup kriminelësh. Po të flisnim me këtë gjuhë i binte që të gjithë popujt të ishin kriminelë, hajdutë dhe fashistë. Gjithsesi nderim për të gjithë ata që u vranë pa asnjë faj dhe që sot nuk u dihet as varri, nderim!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›