"Njerëzit e thjeshtë struken dhe presin të arratisen"
Doja të bëja një koment për shkrimin "Klandestinët: Tmerri i flakjes në det". Falënderoj personelin e policisë që shpëtoi jetën e mëse 33-vetëve në duart e trafikantëve. Këta të fundit dhe banda politike e këtyre dy dekadave të fundit e kanë marrë popullin fukara të Shqipërisë më qafe. Pse ikin shqiptarët, pse emigrojnë? Dihet ajo, nga hallet, nga papunësia, nga varfëria, nga padrejtësitë. Sepse banda e politikës i dogji fabrikat, uzinat, e mbi të gjitha dogji moralin dhe shpirtin e punës tek populli. Ku janë premtimet, ku është përmirësimi i gjendjes ekonomike? Çfarë bën qeveria për këta njerëz në arrati nga varfëria, çfarë bën opozita? Hajdutët dhe rrugaçët po forcohen, njerëzit e thjeshtë struken dhe presin të arratisen nga ai vend.