Akuzat ndaj Metës, gjykata rrëzon “La Repubblica”
ROME- Gjykata e Romës rrëzoi dje akuzat e gazetës “La Repubblica” ndaj ish-kryeministrit Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. “Më datë 29 nëntor 2002 kjo gazetë - në numrin e brendshëm publikon një artikull me titull “L’Eroina? Da Tirana viaggia in auto blu”. Bëhej fjale për një artikull me informacion të gabuar kundër ish-Kyeministrit Ilir Meta dhe gruas së tij, Monika Kryemadhi”, thuhet në njoftimin e LSI-së. Në dhjetor 2002, çifti Meta dhe Kryemadhi ngrenë padi para prokurorisë së Romës kundër gazetës “La Repubblica”, dhe më saktësisht kundër dy gazetarëve Luca Fraioli dhe Attilio Giordano, per vepren e shpifjes. Gjykata e Romes e vleresoi këtë si dëm të madh i shkaktuar nga ky artikull dhe vendosi që të dëmshpërblejë me 30.000 euro Ilir Metën dhe 20.000 euro bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)