Gripi i rrezikshëm, ne prag te festave ne Shqiperi

Prejardhja e kësaj viroze është Australia. Koha e keqe, rrymat ajrore që qarkullojnë në rajon bashkë me të ftohtin sjellin edhe viroza. Lloji i virozës që pritet të na prekë në fundvit është tipi H3N2/A/Brisbane/10/07. Ky tip ka prekur disa prej fqinjëve tanë dhe është izoluar në laboratorët e infeksionistëve për t‘u ekzaminuar.
Tipi i virozëz H3N2 është cilësuar si një flamë e cila pritet të prekë shifra të larta dhe të sëmurë në të gjithë Evropën. Vaksina e hedhur në qarkullim këtë vit përmban "mbrojtje" për tre lloje virusesh, por mutacionet që pësojnë virozat shpeshherë e gjejnë të parapërgatitur sistemin tonë mbrojtës.
Pavarësisht kësaj, vaksina e rekomanduar nga infeksionistët ka rol të rëndësishëm në parandalimin e gripit dhe virozëve.