"Durres-Kukes",prokuroria: Kërkesa në Gjykatën e Lartë
Prokuroria kërkon nga Gjykata të shpallë moskompetencën për kërkesën e dy të pandehurve për dosjen "Durres-Kukes, Armand Teliti dhe Andi Toma.
Prokurori Arben Kraja deklaroi se kerkesa e dy të pandehurve duhet t'i kalojë Gjykatës së Lartë. Kraja theksoi se dy ish-zyrtaret janë të akuzuar për shpërdorim detyre njësoj si ish ministri i Transporteve, Lulzim Basha.
Teliti dhe Toma kanë kërkuar nga ana e tyre anulimin e zgjatjes së hetimit për çështjen e rrugës Durrës-Kukës, duke e konsideruar këtë akt me prapavijë politike.