E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër,bllokohen 108 kg marihuanë

Policia kufitare e Gjirokastrës ndaloi mbrëmë një student të vitit të tretë në degën e Ekonomisë, në Universitetin "Eqrem Çabej", të këtij qyteti, i cili transportonte drejt Greqisë 108 kilogramë lëndë narkotike, ndërsa dy qytetarë të tjerë janë shpallur në kërkim. Burime zytare nga Drejtoria rjonale e kufirit dhe migracionit për Qarkun e Gjirokastrës, pohuan se Klodian Basha, 24 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Qesorat të rrethit të Tepelenës, u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në afërsi të pikës së karburanti "Eko", pranë fshatit Kakavijë, rreth 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, teksa, bashkë me dy njerëz të tjerë tentonte të kalonte për në Greqi. Sipas të njëjtit burim, të tre ata nuk iu përgjigjën thirrjes së policisë për të ndaluar, por braktisën çantat dhe u larguan me shpejtësi në thellësi të tokës greke, duke përfituar nga errësira. Lënda narkotike, e cila dyshohet të jetë marihuanë, ishte vendosur në tri çantat e shpinës, të cilat ishin mjaft të mëdha dhe me ngjyrë të zezë. Ajo ishte mbështjellë në palketa nga 12 kilogramë secila. Ky është rasti i tre brenda tri ditëve, kur shërbimet e Policisë kufitare të Gjirokastrës bllokojnë në metrat e fundit të tokës shqiptare sasi të konsiderushme lënde narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›