"Edhe për sa kohë do të vazhdojë kjo fatkeqësi!?"
Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov deklaroi edhe një herë tjetër qëndrimin e vendit të tij për të vendosur veto kundër çdo votimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër pavarësisë së Kosovës. Një qendrim i tille tashme nuk është lajm për askend. Dihet prej kohesh perkrahja e Moskes zyrtare për Beogradin zyrtar dhe kunder pavaresise së Kosoves. Ajo që nuk dihet edhe për sa kohe Rusia do të vazhdoje të jete fatkeqesia shqiptare, fatkeqesia boterore. Nuk ka fatkeqesi të madhe shqiptare gjate me shume se njeqind vjeteve të fundit, që të mos kete mbrapa Beogradin dhe Mosken, Mosken dhe Beogradin. Edhe për sa kohe do të vazhdoje kjo fatkeqesi!? Edhe për aq kohe sa vagoni rus të mos i bashkohet trenit demokratik boteror të lirise dhe demokracise perendimore... Urojme që kjo periudhe të jete sa me e shkurter edhe për të miren e popullit të qytetëruar rus!