Kthimi i instruktorëve sharlatanë
Këln- Ngjarjet dhe komentet mbi Festivalin në RTSH më sjellin në kujtesë festivalet e fundit të viteve 80, kur instruktorët e Komitetit Qendror vendosnin për fatin e këngës, të krijuesit, hiqnin dhe venin emrin e autorit si të ishin personazhe loje. Ishim, megjithatë, të pregatitur se në fund të fundit ky ishte realiteti i luftës së klasave i cili të bënte të pafuqishëm për të kërkuar të drejtën e krijuesit.
Sot këta instruktorë janë zëvendësuar me sharlatanë që nën emrin e artistit që mbrohet nga struktura partiake, spekullojnë, mashtrojnë për interesa personale me një aktivitet të rëndësishëm.
Në vitin 2006, me ndryshimet që pësoi politika shqiptare s'kishte si të mos ndodhnin ndryshime edhe në RTSH. Atëherë Edmond Zhulalit iu besua drejtimi artistik i festivalit të 45-të. Si "reformator" ndryshoi komisionin e aprovimit të këngëve ku 90% e anëtarëve vinin nga Instituti i Arteve. Ishin profesorë, docentë po kurrsesi specialistë të zhanrit të këngës. Producentë të talentuar si Alfred Kaçinari, Shpëtim Saraçi ka, por edhe pse në vitin 2006 këto personalitete nuk konkurronin në Festival, u hoqën nga komisioni për arsyen e vetme që Zhulali të kishte të drejtën e vetos.
Kur dëgjoja këngën dhe interpretimin e Tonin Markut nga "Amerika" në edicionin e kaluar, mendova a ekziston një komision që ka kaluar këtë kenge dhe ka pranur stonaturat e këtij këngëtari i cili për fat të keq ka "problemet e tij personale"?
Si mundet kjo skenë të kthehet në objekt komik ku spektatorët qeshin me një të pafajshëm i cili thjesht për pasion sakrifikon gjithçka për të marrë pjesë në festival.
Për këtë skandal askush nuk foli, siç dukej edhe stafi drejtues i RTSH është argëtuar. Kështu Zhulalit iu la rruga e hapur për të tjera bëma në vitin 2007.
Verën e shkuar e kalova me miq krijues të cilët i njohin më nga afër problemet e Festivalit. Kur i pyeta se si mund të ndodhë një skandal i tillë m'u përgjigjën: Nëse krijmtaria është pa vlera, paguaj 2000