E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ndihma perëndimore është korrigjimi i vonuar i historisë"

Në komentin e z.Arbën Xhaferri ngrehet pyetja: Kush e çliroi Kosovën. Mendimi im është: Kosovën e ka çliruar këmbëngulja shqiptare që nga viti 1912, kryengritjet pas ndarjes, demonstratat e pasluftës.
Çlirimi është rezultat i fëmijëve të vrarë shqiptarë, i grave të dhunuara shqiptare, i luftëtarëve shqiptarë, i kufomave shqiptare të deportuara nëpër Serbi dhe rezultat i popullit të deportuar! Pra, Kosovën e çliroi sakrifica e vet! Pastaj, Amerika dhe Drejtësia! Ndihma perëndimore është korrigjimi i vonuar i historisë, anulim i casus belli-t dhe gabimeve tragjike evropiane, për shkak të të cilave po vuan sot Ballkani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›