E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rasti i veçantë i Holandës dhe dinjiteti i grave emigrante"

Më bëri shumë përshtypje lajmi për mbylljen e lagjes së famshme holandeze të dritave të kuqe, botuar në faqet tuaja të "Shekulli Kontakt U.R.". Duke jetuar në Holandë për shumë vite, kam pasur shans ta vëzhgoj edhe unë nga afër realitetin e legalizimit të drogës dhe prostitucionit në këtë shtet. Mund të them se për mua, legalizimi i prostitucionit në Holandë është deri në njefare mase me shume hipokrizi dhe indiference e shoqerise ndaj ketij fenomeni sesa emancipim. Vertet është i admirueshem fakti që vajzave u ofrohet mbrojtje ligjore dhe shendetesore dhe kushte të mira për të zhvilluar profesionin e tyre, që sado i diskutueshem, është një profesion që shume prej tyre e zgjedhin vete, megjithate shumica e vajzave nuk janë holandeze dhe ka raste kur prostitucioni është e vetmja rruge që u mbetet për të mbijetuar, në mes të akullit të veshtiresive dhe shtrenjtesise holandeze. Shoqeria nuk duhet të mbylle syte perpara një fenomeni të tille dhe qeveria nuk duhet të perfitoje nga taksimi dhe rregullimi i bizneseve si droga e prostitucioni, qofte direkt, qofte indirekt, permes turizmit. Me vjen mire që në Amsterdam po ndermerret një nisme e tille, dhe shpresoj që të perhapet edhe në qytetet e tjera në Holande, ku lagjet me drita të kuqe nuk mungojne, dhe të shoqerohet me fushata sensibilizuese dhe ndihme e asistence për grate dhe vajzat emigrante, që ato të gjejne pune dhe alternativa të tjera më të denja për jetën dhe dinjitetin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›