"Elvira Dines", Neritan Licaj: Berisha akuzoi motrën time, si grua thashethemexhie
Shakaja e hidhur e Berluskonit do të ishte hedhur tej tashmë, nëse kryeministri i vendit nuk do ta ripërtërinte edhe pas takimit me të. Pas letrës së hapur të shkrimtares dhe gazetares së njohur, Elvira Dones ndaj kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, Berisha do të irritohej mjaft. Gjë që e tregoi në një emision televiziv, ku përveç risjelljes së asaj ngjarjeje të pakëndshme, ai u mor edhe me jetën personale të Elvira Dones, duke e sulmuar atë. Vëllai i shkrimtares, aktori i mirënjohur Neritan Liçaj flet për Gazetën në këtë intervistë, pikërisht për këtë çështje. Gjithë motivet që e çuan Berishën të reagonte në atë mënyrë.
Neritan, së fundmi motra juaj, shkrimtarja dhe publicistja e njohur Elvira Done është sulmuar nga kryeministri i vendit në një emision televiziv. Cili ka qenë motivi?
është pak vështirë të hamendësoj për motivin, por unë po nxjerr logjikën time, që mund të jetë komplet e gabuar, po unë nuk e absolutizoj. Kam përshtypjen se Berisha është një natyrë protagoniste, dhe kjo është një gjë që unë e vlerësoj tek ai si kryeministër, si politikan, si burrë shteti. Por, nganjëherë protagonizmi i tij e bën të ngatërrohet pak me hallet e veta. Elvira bëri një reagim shumë të drejtë, shumë njerëzor ndaj një shakaje të bërë nga kavalier Berluskoni, i cili nuk preku vetëm Elvirën, por një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare dhe italiane. Reagimi i saj ishte shumë civil, shumë i logjikshëm dhe shumë i ndjerë. Aspak emocional, aspak ofendues aspak sfidues. Ndërkohë që dashje pa dashje, Elvira u bë protagoniste në këtë rast, dhe si duket Berisha ndoshta humbi këtë sensin e fortë të protagonizmit që ka ai, dhe kjo i reagoi; për mendimin tim modest, për keq e bëri, që të tregohej pak agresiv ndaj Elvirës. E sulmoi për diçka që nuk kishte të bënte fare me atë çfarë trajtohej në të vërtetë.
A duhej të merrej kryeministri ynë me këtë histori, që tashmë mund të themi se ishte me shaka nga kryeministri italian, a duhet t’i jepte rëndësi?
Për mendimin tim jo, nuk duhet t’i jepte kaq shumë rëndësi. Jemi mësuar me Berluskonin, ai është një lloj formati i politikanit dhe i liderit, të themi antikonformist. Bën shakara të tilla dhe i ka bërë dhe me burra shteti si Obama, Merkel, Sarkozy, etj. Ata janë treguar zotërinj, nuk kanë reaguar, ka reaguar shoqëria civile, mediat, rrymëzat dhe rrymat e ndryshme politike brenda politikës ndërkombëtare. Do ishte shumë më me dinjitet për kryeministrin tonë që të mos reagonte. Të linte atë që bëri ime motër dhe të themi, shoqëria civile shqiptare dhe italiane; që reaguan ata dhe ai mbajti qëndrimin e vet prej një zotërie. Unë do isha shumë i kënaqur nga Berisha që të mbante pikërisht atë qëndrim që mbajti Berluskoni, një qëndrim zotërie që nuk u përzje. Fakti që më mbrapa reagoi kaq keq, tregoi që atij i kishte mbetur peng diçka.
Sepse, në të vërtet Elvira sulmoi Berluskonin?
As nuk e sulmoi Berluskonin, thjesht reagoi ndaj një shakaje që unë nuk e diskutoj që ishte pa të keq, por që dashje pa dashje preku ca tela, ca ndjenja, ca patriotizma që ne shqiptarët i kemi pak të theksuara. Dhe faktikisht, Elvira nuk kishte të bënte fare me kryeministrin Berisha. Ajo bëri një letër të hapur që u botua në një media italiane, për më tepër një qytetare zvicerane, sepse Elvira është shqiptare, por nuk është qytetare, ndaj kryeministrit italian. Nuk kishte pse Berisha të reagonte, për më tepër në jetën e saj private, dhe kjo ishte e tepërta. Se mirë unë i jap të drejtë si mik dhe si partner strategjik që është Berluskoni për ne shqiptarët, qoftë edhe të reagonte politikisht. Po në momentin që ai u fut në jetën private të Elvirës, ajo ishte e tepërt për mendimin tim.
Po pse kjo tendencë sipas jush, përse duhet ta ngacmonte?
Kjo është pak e dhimbshme ta them. Ne e kemi parë shpesh herë që Berisha godet kundërshtarët e vet politikë ose rivalët e tij, dhe shpesh i godet dhe në pika të dobëta, në familje, gjë që personalisht nuk jam shumë dakord, për të mos thënë nuk jam fare dakord që të futesh në jetën personale të të tjerëve. Por, kam pranuar një lloj logjike pak të mbrapshtë; që në rregull, e ka bërë për të shkatërruar rivalin e tij. Por, në këtë rast Elvirën nuk e ka as rivale, se nuk është as në politikë, nuk është as kundërshtarja e tij, as rivali i tij politik. Elvira i përket shoqërisë civile, është një shkrimtare që pati një reagim normal si e pati mbarë shoqëria shqiptare ndaj një shakaje pa kripë që bën Berluskoni. Dhe, nuk arrita ta kuptoj pse tenton kryeministri Berisha të futet në jetët personale të njerëzve edhe kur është e panevojshme. Pra, qenka në natyrën e tij të futet në jetën personale të njerëzve. Dhe, kjo të vjen pak keq, që të shikoj kryeministrin tim, sepse ai është kryeministri im, i djemve të mi, që të kthehet në një llafazan lagjeje, që merret me jetën personale të njerëzve, jo sepse i ka kundërshtarë të tij, por sepse ashtu ja shkrep.
Realisht, si është e vërteta e ikjes së Elvirës?
E vërteta e ikjes së Elvirës është një fakt që njihet, sidomos nga breza pak të mëdhenj, që e kanë jetuar atë periudhë. Elvira, një ditë të bukur tetori të vitit 1988 u dërgua nga shteti me shërbim. Atëherë punonte në Kinostudio, ishte në sektorin e kinofikimit, dhe nuk u kthye më. Pra, bëri atë që quhej akt arratisjeje. Në fakt, ajo ishte një arratisje nga një burg i madh, që ishte Shqipëria në ato momente. Ne e mbajmë mend të gjithë se si ishte Shqipëria në atë kohë, u arratis nga burgu. Kjo ishte historia me pak fjalë, dhe nuk i takonte Berishës, se në fund të fundit ai, po t’i kthehemi asaj kohe, Berisha ishte sekretar partie i një prej institucioneve më serioze e të mëdha të asaj kohe. Pra, në një lloj mënyre ai i shërbente këtij lloj regjimi që e kthehu Shqipërinë në burg. S’i takonte të fliste, të paktën për atë periudhë historike. Aq më tepër të merrej pastaj se sa keqardhje kishte pasur populli i Tiranës për djalin e Elvirës. Kjo është absurde, sepse unë e kam jetuar intensivisht atë periudhë dhe i di unë reagimet e Tiranës, duke filluar që nga shokët e miqtë e mi, te kushërinjtë e mi, deri tek ata që më takonin në rrugë dhe më thoshin, mirë bëri, të gjithë. Nuk e përmendi asnjë djalin, ç’hyn djali i Elvirës në atë mes...
Po në të vërtet Elvira është ndëshkuar, dhe jo vetëm ajo, por dhe e gjithë familja?
Komplet u ndëshkuam, unë atëherë vërtet u habita, kam qenë fare i ri, në moshën 19 vjeç dhe faktikisht një familje si e jona, ku nga të dyja krahët si nga mami si nga babi kanë qenë familje patriotësh, që kanë luftuar, edhe xhaxhallarët edhe gjyshi, për çlirimin e vendit. Dhe, ne u hodhëm në kosh plehrash, domethënë gjithë ajo traditë familjare, patriotike u hodh në plehra për në gjë fare të vogël dhe u konsideruam armiq të popullit dhe Elvira u dënua 25 vjet burg në mungesë e u shpall armike e popullit. A thuaj se Elvira kishte bërë ndonjë gjë të keqe kundra këtij populli.
Po ndëshkimi juaj konkretisht?
Faktikisht, në atë periudhë i kishin rënë pak dhëmbët regjimit edhe nuk kafshonte dot më aq thellë sa më përpara, dhe faktikisht ne i shpëtuam të paktën internimit, por sigurisht u persekutuam në një lloj mënyre. Edhe për një fakt tjetër, se mbas Elvirës pati edhe disa ikje të bujshme. Ka ikur një nga oficerët e lartë të policisë, që çau kufirin me dhunë atëherë me gjithë familjen e tij dhe me ca kunetër, Minella quhej në mos të gaboj, se nuk e mbaj mend saktë. Pastaj iku Tedi Papavrami, nuk kishte me kohë regjimi, prandaj dhe ne në një lloj mënyre shpëtuam. Por, sigurisht patëm ato persekutimet tona, mua më hodhën nja tri ditë atje te vendi i qenit, më rrahën, më hoqën nga shkolla. Këto gjërat normale, por të paktën i shpëtuam internimit, ky ishte dënimi më i rëndë.
Le të kalojmë pak nga kjo histori dhe të kthehemi pak tek puna juaj. Ju jeni aktor, si i shikoni zhvillimet politike, sa i ndjeshëm është Neritani?
Unë nuk dua të bëhem nihilist, absolutisht. Shikoj goxha përmirësime në jetën politike në vend, fakti që tani histerizmi mitingash nga të dyja krahët e politikës sikur është zbehur. Nuk është zhdukur, ekziston, por është akoma më i butë. Shoh që zhvillimet politike kanë shumë për t’u përmirësuar, sepse akoma vazhdojnë forcat tona politike ta konsiderojnë ballafaqimin politik më tepër si luftë sesa thjesht si konkurrencë politike. Gjë që i bën shpesh të devijojnë dhe të shikojnë interesin e tyre sesa interesat e qytetarëve që kanë marrë përsipër t’i qeverisin. Faktikisht, në çdo vend të botës politika i shërben shtetit, qytetarëve, i shërben dhe pak vetes. Në Shqipëri, unë me keqardhje konstatoj që është e kundërta; politika i shërben shumë vetes dhe pak qytetarit. Por, përsëri shoh zhvillime të mira, me ritme të ngadalta, por në fund të fundit, mbas gjithë asaj diktature është normale që dhe tranzicioni këtu tek ne të ishte pak i vështirë.
Po në teatër a ka ndryshim, ka ecje përpara? Nuk flas vetëm për veprat e vëna në skenë, por edhe për komportimin e njerëzve ndaj teatrit?
Për fat të mirë konstatoj se ka filluar publiku të afrohet, ngadalë, por ka filluar të afrohet. Fakti që është përpjekur të investohet pak më tepër për sa i përket teatrit dhe kinemasë, kjo është një gjë shumë e mirë, akoma më tepër duhet bërë. Shoh që avash- avash ka filluar t’i kthehet publiku teatrit, dhe kjo është një shenjë shumë e mirë, shumë pozitive, që shpresoj të rritet akoma më tepër.
Keni pasur disa shfaqje së fundmi, por le të themi më të freskëtën, që është dhe premiera “Letra Dashurie”. Si u prit dhe çfarë do të thoshte për ju ky rol?
Ai ka një gjendje dramaturgjike shumë të bukur, që tregon një histori dashurie 50-vjeçare të një çifti, që fëmijë deri në moshën e thyer, asnjëherë të kurorëzuar deri në fund. Dhe, i gjithi tregohet ndërmjet letrave të dashurisë që ata kanë shkëmbyer gjatë kësaj jetëgjatësie dashurore 50- vjeçare. Dialogu është ndërtuar në bazë të këtyre letrave, pra dialogohet me letrat që ata i kanë shkruar njëri-tjetrit. Si gjetje dramaturgjike është kryevepër; shumë e ndjerë, shumë e brishtë, shumë njerëzore, flitet për dashurinë, dhe kjo është një gjë shumë e bukur. Frikën e kishim, sesa do arrihej të perceptohej një format dramaturgjik i tillë jashtë tradicionales. Sepse, po ta shikosh, dramaturgjia vet është jashtë tradicionales, jashtë asaj çfarë ne jemi mësuar të shikojmë në dramaturgjinë botërore, që nga antikiteti deri sot. Nuk ka një veprim konkret, dhe kishim pak frikë për këtë; si do e priste spektatori jonë, një frymë të re të tillë dramaturgjke. Por, u prit shumë mirë, ato dy net që ne dhamë shfaqje, reagimi ka qenë shumë i mirë dhe mua m’u bë vërtet shumë qejfi.
Pse dy net, nuk do të vazhdojë të jepet kjo shfaqje?
Fola për deri tani, shpresojmë që të vazhdojë dhe të gjitha gjasat i ka që të vazhdojë akoma, por varet nga kalendari që do ndërtohet nga drejtoria.