Urrejtja e Paguar
Nga Minella ALEKSI
Lexues me preferenca individuale autorësh si shumë e shumë të tjerë u njoha me shumë vlerësime për shkrimtarin Kadare, mbas akordimit atij të çmimit letrar Princ i Asturias. Thelbi i motivit të akordimit të çmimit, vlera universale e artit antitotalitarist të Kadaresë. Ndjek me interes vlerësimet e ndryshme me këtë rast. Lexoj mes të tjerash një reagim të një njeriu, Paul Tedeschini, i cili është shprehur shumë herë në të njëjtën linjë me Paskal Milon, Kolevicën arkitekt, Lubonjën, Primo Shllakun lektor i shqipes në Beograd, etj.. Ai si shumë herë të tjera e cilëson Kadarenë si shkrimtar konformist me totalitarizmin.
Bëj pyetjen. Vallë, a mund të ketë njerëz me ndjenja patriotike të cilëve u ngjan si antipatriotizëm vlerësimi i Kadaresë me të tilla çmime ndërkombëtare nga përfaqësues popujsh shumë më të zhvilluar sesa ne? Si ka mundësi që nuk e mbushin shpirtin me të tilla ndjenja krenarie kur edhe në shkollë kanë mësuar vargjet e Naimit që, në kontekstin tonë mund të thuhen - Ti letërsi e Kadaresë më nderon, më bën krenar, me emrin e këtij autori shqiptar. Pak para këtij çmimi ishte një tjetër vlerësim nderi nga Prishtina. Raporti ndeshës me totalitarizmin në nivel universal e ka vendosur Kadarenë në një shkallë sipërore në Kosovë. Përse? Këtë gjë e dëshmoi së fundi nderimi me titullin Doktor Nderi i Letërsisë prej shtetit kosovar. Kur e kam dëgjuar këtë fakt mendova thjeshtë një konkluzion. Kosovës nuk i mungojnë njerëzit e ditur, burrat e zgjuar që, ditën të dallojnë mendjen e ndritur të shkrimtarit Kadare në shërbim të lirisë dhe përparimit të popullit kosovar nga ata njerëz të fushës së kulturës në Kosovë, të cilët janë jo entuziastë për Kadarenë dhe që, në këtë mënyrë i shërbejnë me kontributin e tyre qëllimeve totalitariste dhe obskurantiste. Mos është ky konkluzion një qëndrim ekstrem? Mendoj se jo, për një arsye të thjeshtë, për arsye të një argumenti që flet shumë kur krahasohet me një tjetër të po këtij niveli sipëror. Le të arsyetojmë hap pas hapi. Kadare ka artikuluar në formën më të qartë, më të rreptë, më atdhedashëse formulën në mbrojtje të Kosovës në një nga pesë librat e tij mbi çështjen kosovare. Kadare thërret - Përse Kosova të bëhet Kurban? Nuk duhet të lejohet që për hir të interesave mbytëse të lirisë, të gjoja ekuilibrit në Ballkan e më gjerë të bëhet padrejtësia më e madhe ndaj popullit kosovar. Në gjithë sa ka shkruajtur për Kosovën, Kadare është shprehur me vendosmëri kundër të gjithë pakteve me tiraninë.
Ky qëndrim antitotalitarist, në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të njeriut më sjell në mend analogjinë me qëndrimin e filozofit e shkrimtarit të madh Albert Camy të shprehur në esenë e tij me titull - Përse Spanja?, të shkruajtur në vitin 1948. Filozofi francez Gabriel Marcel, e kritikoi Camyn për vendosjen e ngjarjeve të dramës në Spanjën e vëllavrasjes së shkaktuar nga diktatura e Frankos. Në replikën e tij Camy i kundërvihet totalitarizmit të regjimeve që sollën kasaphanën, kurbanin, pasojën e bombardimit të fshatit Guernik në Spanjë. Pyetja më e rëndësishme që parashtrohet në këtë ese, Përse Guernika, Gabriel Marcel?, është pyetja më shprehëse e dënimit të totalitarizmit dhe e rrethanave që e bën kurban popullin e këtij fshati spanjoll. Ndaj këtij kurbani të shoqërive totalitare nuk mund të qëndronte indiferent shkrimtari Albert Camy, ashtu si u ngrit me forcë një tjetër dishepull i lirisë, Pikaso, me pikturën e tij Guernika. Pra mendjet më të avancuara të kulturës botërore asnjëherë nuk kanë qenë indiferent ndaj totalitarizmit. Të fusin në tempullin e vlerave të kulturës botërore atëherë kur qëndrimi antitotalitar përbën një konstante të qëndrueshme, të paanshme, universale, në veprën e një shkrimtari apo artisti të madh. Pra arti i madh, i majave të kulturës botërore nuk qëndron si i tillë, si art për art nëse nuk i jep shoqërisë mesazh emancipues, në ndeshje me të kundërtën e tij, totalitarizmin.
Është mjaft impresionues një fakt. Gjenerali i Kadaresë u bë i njohur në Francë përpara 40 vjetësh. Elita e kulturës europiane na tha se këtu kemi të bëjmë me një risi në fushën e letrave, aq më tepër që vjen nga një vend me sistem totalitar. Sot mbas 40 vjetësh kjo risi e Gjeneralit, e vendosur në harmoni me të tjera risi të autorit si Kronikë në Gur, Koncerti, Dimri, Piramida e Pallati i ëndrrave, etj, na shfaqet dhe deklarohet prej kulturës europiane me përmasat e një gjerdani diamantesh, i cili ka marrë rrugën e pallateve muzeale më të mëdha të botës. Si një vlerë e përbotshme. Po shkon me dinjitet, me siguri, drejt klasifikimit letërsi klasike.
E vendos gjykimin në anën e kundërt. Konsideroj fort që Letërsia e Kadaresë është konformiste. Logjikshëm vjen pyetja. Kush është i marrë në këtë rast? Kultura perëndimore që e shpall Kadarenë vlerë antitotalitare universale apo Tedeschini e vatha e tij që e quajnë konformist? Kaq djallëzore qenka mendja e Kadaresë, çuditërisht në të njëjtën shkallë finokërie me mendjet e Franc Kafkës, Pasternakut, Vaclav Havel, Yevtushenkos, etj. të cilët i kanë dhënë Perëndimit atë ushqim letrar të shumë përshtatshëm për stomakun perëndimor? Tedeschini dhe kompania e tij janë njerëz të letrave, pra e njohin mirë letërsinë. Kjo nënkupton që ata kanë njohuri të mjaftueshme që ta kuptojnë mirë thelbin antitotalitar të letërsisë së Kadaresë. Pra vërtetë mendon Tedeschini se e marrim si një moskuptim nga ana e tij dhe e të tjerëve përmbajtjen antitotalitariste të romaneve të Kadaresë? Mirëpo duke u deklaruar antikadare ata e bëjnë kurban veten, emrin e tyre në shërbim, në funksion të një qëllimi të caktuar i cili qëllim nuk shkon në kahjen e dobisë kombëtare. Kaq të kapur thellë ndjehen në funksion të këtij qëllimi sa i verbuar nga zbatimi i detyrës së marrë Tedeschini arrin që ti përmendë shkrimtarit të madh problemin e vajzës. Diçka që kultura e civilizuar europiane si dhe shqiptari nuk ta fal, nuk ta toleron dhe e konsideron si një maskarallëk, si një sjellje skuthësh, që ndot akoma më shumë fytyrën e atij që e thotë.
Kultura europiane dhe ajo botërore kanë vendosur në piedestal shkrimtarët antikë grekë e latin, të cilët arritën të japin art të madh duke trajtuar, ballafaquar vlerat njerëzore me shoqërinë totalitare, të drejtën e lirisë dhe principet e demokracisë. Kështu erdhi në kulturën botërore edhe letërsia angleze, në ndeshjen e saj me totalitarizmin. Në shekullin e njëzet letërsia ruse arriti të ketë majat e saj në tempullin e letrave botërore në sajë të ndeshjes së papajtueshme me diktaturën dhe totalitarizmin. Kjo ndeshje me totalitarizmin solli deri edhe shkrimtarët çekë e ata ballkanas më pas në vëmendje të kulturës europiane. Të gjithë këta shkrimtarë e artistë, kulme të letrave konsiderohen të tillë pasi kanë marrë aprovimet e lexuesve dhe mjeshtrave që kanë në gjirin e tyre vende të tillë si Franca, Gjermania, Anglia dhe popujt anglishtfolës. Lind pyetja. Çfarë i bën kaq nuhatës, të ndjeshëm, asimilues, adhurues, këta mjeshtra europianë ndaj vlerave artistike të shkrimtarëve dhe artistëve të rinj nga vende të ndryshme, të cilët vijnë e prezantohen në klubin e kulturës europiane e sot asaj amerikane?
Çfarë dalloi qartë elita franceze te letërsia e Kadaresë, për të cilin nuk nguruan që ta etiketonin si një nga më të mëdhenjtë e kohës sonë? Çfarë e bën kaq të përzemërt letërsinë e Kadaresë për lexuesin francez, spanjoll, gjerman, italianë e së fundi atë anglez? Kritika e këtyre vendeve prej kohësh e ka gjetur Piramidën e Kadaresë mjaft të afërt me Pallatin e ëndrrave, jo vetëm për gjetjet artistike befasuese, metaforat origjinale, stilin e veçantë e mjeshtëror të tregimit, por në radhë të parë për një qëndrim krejt të papajtueshëm dhe agresiv ndaj totalitarizmit të shoqërisë ku jetonte shkrimtari. Shoqëritë e vendeve që përmenda më lart janë mjaft të emancipuara, kanë ecur dhe arritur në majat e zhvillimit shoqëror botëror në sajë të një ndeshjeje revolucionare për jetë a vdekje me regjimet monarkiste e totalitare të vendeve të tyre. Kjo ndeshje u ka dhënë atyre eksperiencat shoqërore emancipuese, civilizuese, letërsinë e madhe. Kaq të ndjeshëm janë ata dhe kaq për