Elbasan, u kapën me drogë, pranga tre shtetasve
Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona në një operacion të koduar "Galeria".
Në prangat e policisë ranë shtetasi Bekim Leka, 17 vjeç, Ervis Mekshi, 19 vjeç, si dhe Olsi Hasanymeri, 39 vjeç, që të tre me banim në qytetin e Përrenjasit.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në një mjet të rastit, ku ndodheshin këta të shtetas, iu gjetën dhe sekuestruan 1 kilogram lëndë narkotike e llojit "kanabis sativa". Policia bëri të ditur se lëndën narkotike shtetasi Bekim Leka e kishte marrë në qytetin e Ersekës.