E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapet celular në qelinë e 2 shqiptarëve

Administrata italiane e burgjeve ndodhet para një skandali gabimesh apo korrupsioni pas kapjes së dy shqiptarëve dhe një shoku të tyre të qelisë, shtetas i huaj, me telefon celular në qeli.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme kur pas sinjaleve për sendin e paligjshëm, në burg u ushtrua një kontroll i befasishëm.
I burgosuri 21-vjeçar tha se celularin e kishte mbajtur në qeli për të komunikuar me mesazhe me të dashurën e tij.
Në qelinë ku u gjet celulari, ndodheshin edhe dy shtetasit shqiptarë, Xhulian Xhivo, 27 vjeç dhe Ralf Simo, 20 vjeç, të cilët konsiderohen përgjegjës për një seri grabitjesh në dyqane në Ravenna.
Ata u arrestuan më 29 dhjetor ndërsa menjëherë pas gjetjes së celularit prokuroria filloi hetimet për skandalin.
Dyshimet i adresohen administratës së burgjeve e cila ka pajisje dedektorësh në hyrje daljet e burgut të cilat zakonisht i zbulojnë sendet e paligjshme.
Prokuroria tha se pas këtij skandali fshihet një gabim ose një rast korrupsioni, shoku i qelisë i dy shqiptarëve ka marrë përsipër përgjegjësinë duke thënë se telefonin e mbante fshehur në këpucë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›