"Gërdeci", 12 vjeçari refuzon faljen e Mediut

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u kërkon falje në Gjykatën e Lartë të plagosurve nga tragjedia e Gërdecit. Në seancën e pajtimit të zhvilluar në Gjykatën Supreme, Mediu ka qenë i pranishëm përballë të plagosurit Rogers Durda, 12 vjeç dhe ka kërkuar falje për këtë tragjedi. Por falja e ish-ministrit të mbrojtjes nuk është pranuar nga familja e të plagosurit, babai i të cilit ka kërkuar gjykim për Mediun.
Por edhe paditësja tjetër Alketa Hazizaj, e cila është plagosur nga shpërthimi i fabrikës së demontimit në Gërdec ku ka zhvilluar seancën e parë ka pohuar se nuk do të falë ish-ministrin e Mbrojtjes.
Ndërkohë trupi gjykues i Gjykatës së Lartë ka kërkuar bashkimin e dy padive në një. Arsyeja është pasi të dyja paditë kanë një objekt, akuza ndja ish-ministrit Mediu. Por për të vendsour nëse këto dy padi do të bashkohen në një, trupi gjykues i cili gjykon padinë e Alketa Hazizit ka kërkuar të njihet me kërkesën e homologëve që gjykojnë padinë e të plagosurit tjetër Rogers Durdajt dhe më pas do të vendosin në seancën tjetër që do të jetë më 15 shkurt.