E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gjithë bota mbjell lule e pemë, në i presim për varreza"

Bashkohem me të gjitha komentet dhe me protestat e popullit të Vlorës. Në '97 Vlora u dogj. Ish-Presidenti i atëhershëm mund ta quajë si të dojë atë që ndodhi, por unë si qytetar di që ai dështoi në drejtimin e shtetit dhe më la mua në mëshirë të fatit. Dhe ai ish-President që sot është Kryeministër, del e na thotë që do rishikohen e ridënohen krimet e Enverit. Rishiko dhe dëno krimet e '97-s or mik dhe kërko fajet të vetja sepse sa herë hipën ti në atë karrige të nëmur pushteti, vetëm trazira e konflikte ka Shqipëria. E tha mirë dikush dje në këtë rubrikë, që Saliu dhe Fatosi i kalojnë pushimet në Francë e Greqi, po ne, ku të shkojmë? Gjithë bota mbjell pemë e lule, ne i presim dhe bëjmë varreza nafte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›