"U uroj jetëgjatësi, por kjo jetëgjatësi e ka ilaçin në Vlorë"
I uroj PD-së një jetë të gjatë! Por kjo jetëgjatësi e ka ilaçin në Vlorë. Dëgjomëni dhe mua Plakun njëherë, pa le t'u dalë keq! Kini kujdes me Vlorën ju zheleznovët e PD, sepse është nga ato vende që nuk pranon zinxhirë. Flaka gjithmonë ka lindur nga stralli, dhe ai strall e ka zemrën te Sheshi i Flamurit, aty ku keni hipur sa herë keni ndier se po ftohet koha.