PS akuza Berishës: Ka futur vendin në kolaps të plotë
TIRANE- Duke komentuar situatën aktuale ekonomike dhe sociale në vend, Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha se e ka futur Shqipërinë në kolaps të plotë. Sipas deputetëve socialistë, qeveria ka lënë tërësisht në harresë 48 mijë invalidë ndërkohë që ka shtuar cdo ditë e më shumë presionin ndaj biznesit në vend.
“Janë 48 mijë invalidë pune të cilëve nuk u janë paguar shtesat e invaliditetit. PO në mënyrë të paligjshme qeveria nuk ka zbatuar për disa vite rresht detyrimin që pagesa e aftësisë së kufizuar të jetë jo më e vogël se pensioni minimal në qytet. Ky njeri , përmes shpenzimeve elektorale krijoi një gropë të zezë në buxhet të cilën po e vuajmë sot. Ky njeri nuk nguron të shpenzojë 4 milionë euro për një festë 2 orëshe dhe lë pas dore këta qytetarë që kanë nevojë për solidaritetin e të gjithë shoqërisë.” theksoi deputeti socialist Ilir Beqja.
Ndersa depueteti Bejtja denoncoi situatën e papërgjegjshmërisë së qeverisë shqiptare ndaj thellimit të rëndë të krizës ekonomike.
“Qeveria u është vërsulur bizneseve shqiptare në të gjithë nivelet. Bizneset e mëdha detyrohen të parapaguajnë norma të papërballueshme tatimesh për të mbushur arkën. Njësitë e qeverisjes vendore privohen nga e drejta e tyre ligjore për më shumë të ardhura duke iu zvogëluar atyre numrin e bizneseve që kanë nën kontroll tatimor. Bizneset e vogla dhe të mesme detyrohen të paguajnë më shumë sigurime shoqërore apo tatime në nivele të ndryshme të administrimit të biznesit duke paguar në formë detyrimesh më shumë se 90% të marzhit të tyre për shtetin që i vjedh dhe i shfrytëzon cdo ditë.” u shpreh deputeti Bejtja.
Invalidët, pensionistët dhe biznesi sidomos ai i vogël janë thirrur nga opozita për tju bashkuar protestave që e majta nis nga kjo e hënë në disa qytete të vendit. Pas kryeqytetit më 21 dhjetor, protestat do të rinisin sërish në ditët e para të janarit 2010 kur opozita sikudër ka paralajmëruar do të ëprshkallëzojë edhe më shumë kundërshtinë e saj ndaj asaj që e majta e quan qeverisje ilegjitime e Berishës.
(e.n/News24/BalkanWeb)