Proamerikanizmi i Ramës, nga ora e vjedhur e Bushit, te mesazhet servile drejtuar Obamës

>Dita e djeshme mblodhi krerët e mazhorancës dhe opozitës në një forum mbi Politikën e Jashtme Amerikane, ku midis të ftuarve binte në sy edhe pjesëmarrja e ambasadorit amerikan Xhon L. Uidhers, II. I ndodhur në krah të kryetarit të opozitës, i ndarë nga kreu i mazhorancës Berisha nga moderatori Rakipi, ambasadori Uidhers ndoqi me vëmëendje këtë takim ku krerët e politikës shfaqën me devocion të jashtëzakonshëm servilizmin dhe hipokrizinë e tyre ndaj presidentit të ri Barak Obama të sapoardhur në pushtet.
Nën një ton lajkatar që të kujtonte fjalimet e anëtarëve të Byrosë Politike ndaj liderit të tyre Enver Hoxha mund të perifrazojmë hyrjen e kreut të opozitës që mund të hyjë në guines përsa i përket idiotësive të shprehura gjatë fjalimit të tij patetik. Deri para 6 ditësh, Shqipërisë i ka mjaftuar shprehja e pakushtëzuar e admirimit dhe miqësisë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prej 6 ditësh, kaq nuk mjafton më. Kështu e kam kuptuar unë atë çka i takon politikës shqiptare nga fjala hyrëse e Presidentit Barak Obama ditën e betimit të tij përpara Kushtetutës së Amerikës dhe në sytë e mrekulluar të mbarë botës. Marrëdhëniet e Amerikës së madhe me botën, kanë hyrë në një kohë të re. Në një kohë të re kanë hyrë edhe marrëdhëniet e Shqipërisë së vogël me Amerikën ka qenë hapja e fjalës së liderit Rama. Gjithë ky servilizëm i Edi Ramës i përcjellë nëpërmjet këtyre pak rreshtave, të lë të kuptosh se lideri i socialistëve ka probleme të theksuara me vetveten. Nga një qëndrim diametralisht i kundërt në ditën e betimit të presidentit amerikan Obama, ku as formacioni i tij politik por as edhe ai nuk kryen përshëndetjen ceremoniale siç e bërë gjithë politika shqiptare, Edi Rama kalon në një shtrirje barkaz duke thurur lavde ndaj presidentit amerikan a thua se në planetin tokë u rikthye Jezu Krishti. Nga pozicionimi i tij indiferent në emisionin 5 pyetje nga Babaramo, në një element pa shtyllë kurrizore. Për më tepër çudia qëndron në defiçencën e deklaratës Rama, ku sipas tij, me ardhjen e Obamës ndryshoi bota. Këtë e thotë njeriu që me veprimet e tij është antiKlinton, antiBush, antiamerikë, fakt që e ka konstatuar edhe akademia Ushtarake Angleze. Nëse vëmë re fjalimin e Ramës, do shikojmë se ky njeri ka probleme serioze me personalitetin e tij. Pak ditë më parë vetëm se nuk merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidencës Obama, bëri karshillëk në mënyrë të hapur ndaj tij duke bërë veprime të cilat jo vetëm tregonin disinteresimin e tij për Obamën, por tregonin qejfmbetjen e një fëmije tekanjoz të zhgënjyer nga ajo që priste me ardhjen e Obamës. Të gjithë kanë parë këto ditë shpurën e Edi Ramës në fushatë histerike kundër Klintonëve, duke kontestuar nëpër tëvëra edhe shpenzimet e tyre, boll që këta të fundit janë armiqtë e Finkelshteinit, mikut të tij homoseksual. Lind pyetja, a është Edi Rama kaq proamerikan? Në fakt po të vëmë re me kujdes ky njeri jo vetëm që nuk ka ndjenja për njeri në botë, por as moral për identitetin që përfaqëson. Mjafton të përmendim problemin e orës së presidentit amerikan Bush, ku lajmi i nxjerrë nga Edi Rama jo vetëm që diskreditoi kombin shqiptar si një popull hajdut ordiner, sa gjithandej njihet batuta, në Shqipëri po të nxjerrësh dorën të vjedhin orën, duke qarkulluar në çdo cep të botës për të krijuar imazhin më negativ të mundshëm për shqiptarët në gjithë rruzullin. Kryetari i opozitës në mënyrë të paskrupullt u mundua dhe dje të kamuflohet pas presidentit Obama, duke përmendur emrin e presidentit të ri amerikan si dikur kinezët emrin e Mao Ce Dunit, rusët emrin e Stalinit apo vetë ne shqiptarët emrin e Enverit. Lëpirjet e djeshme të Ramës para ambasadorit Uidhers, treguan qartë se politika e re e udhëheqësit të ri socialist është produkt i një linje të vjetër që prodhon kulte, kulte të cilat prodhohen në ndërgjegjen e sëmurë të larvave të komunizmit ekstrem të azhornuara në ditët e sotme si politikë e re. Në fakt kjo ka qenë dhe ka mbetur politika shqiptare. E paaftë të prodhojë politikë për qytetarët, por e aftë të krjiojë mite mbi të cilat kërkon të ngrejë reputacionin fals mbi imazhe false. Rasti i servilizmit Rama ku imazhin e Obamës kërkon ta përcjellë si imazh personal është shembull tipik i politikës shqiptare, ku shterpësinë e të krijuarit e kthen në pjellori të mashtrimit.