E Diel, 1 Nëntor 2026

"Jemi në luftë me Shqipërinë"

“50% e krimineleve që ndodhen në burgjet greke janë shqiptarë. Ata kanë krijuar mafien shqiptare në Greqi. Shqiptarët rrojnë dhe mbretërojnë! Bëjnë ç’të duan te ne. Kanë gjetur një Greqi për fat të keq, një vresht pa të zot!”, kështu shprehet deputeti i “Agimit të Artë” grek, Kristo Papas.

Kështu është ka shtuar Papas, kur nuk funksionon policia, shërbimet sekrete dhe ushtria pasi shqiptarët kanë paturpësinë që brenda Greqisë të shprehin pikëpamje për Shqipërinë e Madhe. Por sipas tij kjo nuk do të tolerohet më pasi “Agimi i Artë” tashmë është në luftë me Shqipërinë, raporton portali grek "Newsnow".

“Ata (shqiptarët) gënjejnë veten, sepse edhe nëse Greqia nuk është në gjende Lufte me Shqipërinë, “Agimi i Artë” është në gjendje lufte me Shqipërinë!”, shprehet Papas në intervistën dhënë Artur Zhejit, që ende nuk është transmetuar. Gjatë intervistat Papas ka theksuar se kur “Agimi i Artë” të jetë në qeveri do të çlirojë Epirin e Veriut me armë.

Ai fyen rëndë shqiptarët duke thënë se zanati i tyre është “plaçkitja” dhe se në Greqi kanë shkuar me përdhunime, vrasje dhe vjedhje. “Erdhën tek ne dhe në vend që të puthnin dorën që u jepte bukë, e kafshonin atë”, shprehet më tej eksponenti i “Agimit të Artë”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›