E Shtunë, 31 Tetor 2026

McLlwhamam: Statusi kandidat, objektiv madhor

Ambasadorja, pasi i shprehu mirënjohjen Presidentit Topi për nderimin dhe vlerësimin e lartë, vuri në dukje konsideratat dhe përshtypjet më të mira për Shqipërinë dhe popullin shqiptar si dhe për arritjet e tij, duke theksuar se “marrja e statusit të vendit kandidat është objektivi madhor i Shqipërisë”.

Kryetari i Shtetit shqiptar, duke i cilësuar si të shkëlqyera marrëdhëniet e gjitnashme mes dy vendeve tona partnere strategjike dhe aleate, vlerësoi lart rolin e çmuar të Ambasadores McLlwham në thellimin dhe konsolidimin e këtyre marrëdhënieve duke e dekoruar me “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Për kontribut të vyer në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Për ndihmesë të çmuar në ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare mbi nevojat e personave me aftësi të kufizuara dhe solidarizimin me ta nëpërmjet mbështetjes së pakursyer”. /Start/

                                                                                             2012-03-08 17:22
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›