Arvizu: Qeveria e lodhur, PS organizoi dhunë më 21 janar
1.jpg)
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu, shprehet se qeveria po vuan lodhjen nga pushteti. “Qeveria ka bërë përparim në disa fusha por ka një term që kam dëgjuar ta përshkruajë këtë, ‘lodhja nga pushteti’”, është shprehur ambasadori për në “Albanian Screen”.
Arvizu tregohet i ashpër me qëndrimet e opozitës duke nisur nga viti 2009 e këtej dhe veçanërisht në ngjarjen e 21 janarit. “Me opozitën, duhet të jem shumë i sinqertë, ka një ndryshim kritik midis pikëpamjes së opozitës, përshkrimit të ngjarjeve nga ana e tyre dhe asaj të Shteteve të Bashkuara. Pikëpamja e Shteteve të Bashkuara është që kjo demonstratë, në ndryshim nga duzinat e demonstratave të partisë Socialiste në muajt apo vitet e fundit, kjo ishte planifikuar që të ishte e dhunshme; ishte planifikuar që të provokonte një reagim të fortë nga forcat qeveritare dhe fatkeqësisht, ia arriti. Kjo nuk është pranuar kurrë nga Partia Socialiste; ndoshta është për vetë-mbrojtje, nuk e di se çfarë është”, thekson.
“Secili mund të argumentojë pikëpamjen e tij, por ajo që dua t'i them diçka shikuesve tuaj është: ky është një ndryshim thelbësor në interpretim midis asaj që thonë socialistët dhe pikëpamjes së Shteteve të Bashkuara. Është një rrëfim i ndryshëm”, shton ambasadori.
Me shqetësim ai ka përcjell edhe sulmet ndaj prokurorisë për hetimin e ngjarjes, duke thënë se ata duhet të japin llogari si çdo institucion tjetër për performancën e tyre. "Është jashtëzakonisht e padobishme për këdo nga qeveria që të fyejë zyrën e Prokurorisë, që të vërë në pikëpyetje kompetencat e tyre për të kryer hetimin. Kështu që m'u desh ta bëja shumë të qartë që Shtetet e Bashkuara nuk e aprovonin këtë", vijon.
Kontrolli i turmave nga policia për Arvizun është një çështje mjaft sensitive kudo. Për demonstratën e 21 janarit ai thotë, se kishte informacione nga shërbime të inteligjencës se ekzistonte potenciali për probleme. Dhe shton se policia në fazat e para të saj performoi shumë mirë, por gjithçka lidhet me trajnimin e tyre. Një tjetër pyetje ka qenë ajo për nivelin e korrupsionit në vend, duke marrë si përgjigje, se ekzistojnë mospajtime thelbësore me disa nga deklaratat e qeverisë për këtë çështje.
"S'kam takuar ende një person që të më thojë: "E di çfarë? Po përmirësohet. Këtë vit është pak më mirë" Jo. Shumica e njerëzve thonë se po përkeqësohet. Pak njerëz thonë se është njësoj. Pra ajo që dua të vë në dukje për qeverinë është kjo: i kuptoj disa nga nismat që po reklamoni dhe jam dakord se kanë një farë ndikimi. Por ju po humbni perceptimin se po e luftoni me efikasitet korrupsionin. Njerëzit po bëhen gjithnjë e më tepër mosbesues", u shpreh diplomati amerikan. Biseda është zhvendosur më tej në reformën e gjyqësorit, për të cilin Arvizu thotë se: "Sistemi gjyqësor këtu është disfunksional. Nuk funksionon megjithëse ka ligje të mira, ka njerëz që janë të trajnuar mirë".
Problemi sipas tij qendron në mungesën e mbrojtjes institucionale për njerëzit që duan të bëjnë një punë të mirë dhe të nxisin ndryshime pozitive. Marrja e statusit të vendit kandidat dhe anëtarësimi në BE për ambasadorin amerikan duhet të ishin çështje të kryera për Shqipërinë, së cilës nuk i mungojnë resurset, por vihet re një mentalitet ku duhet të ketë vetëm një fitimtar dhe herë pas here ngre kryet loja e fajësimit mes palëve.
Diplomati amerikan e sheh si domosdoshmëri ndryshimin e Kodit të ri Elektoral ndonëse pohon se është bërë pak përparim. "Kodi duhet të forcohet patjetër sepse zgjedhjet e majit të shkuar e bënë të qartë deri në dhimbje, që ka disa boshllëqe, ka disa probleme. Mendoj se është bërë pak përparim kohët e fundit. Është e rëndësishme që dy palëve të mos u shpëtojë nga sytë fakti se sa e rëndësishme është që të vazhdojë përparimi. Ka njëfarë urgjence kohore dhe shpresoj që ka një mënyrë për të përfshirë disa prej pikëpamjeve të partive të vogla", deklaroi ambasadori. /Start/
2012-03-09 08:30