"Koha që përfaqësuesit studentorë të jenë më aktivë"
Ka ardhur koha për në studentët të zgjohemi, të bëjmë diçka ndryshe për veten tonë dhe për komunitetin ku jetojmë. Mjaft kemi pritur nga të tjerët të veprojnë për ne! Le të bëjmë në diçka, për të mos pranuar këtë realitet të përplasur në fytyrë dhe të ndërtojmë realitetin që ne duam! Të fillojmë nga vetja jonë dhe t'i themi mjaft studentëve të përgjumur, mjaft kafeneve pranë fakulteteve të mbushura me studentë të "arratisur " nga auditorët! Le të jemi më aktivë, të kërkojmë, të sugjerojmë, të bëjmë zërin tonë të dëgjohet! Le të jemi më guximtarë, të besojmë në vetvete, të besojmë në ato aftësi dhe ëndrra që rininë e një vendi e karakterizojnë; pra ndryshimin e realitetit! Le të fillojmë duke bërë diçka ndryshe sot, kur të shkojmë në fakultet dhe të mos harrojmë qëllimin e vërtetë të vajtjes atje! Hap pas hapi dhe ndryshim pas ndryshimi, të gjithë së bashku do të ndërtojmë realitetin që duam ne: Një vend më të mirë!