E Diel, 1 Nëntor 2026

"Maqedonia pati të njëjtin problem më Bullgarinë 2 vite më parë"

Grupi i analistëve të BE, duke parë zhvillimin e ulët të Maqedonisë dhe një zhvillim të lartë të Europës, shpallin dyshimin për integrimin e saj në BE edhe për gati 20 vjet. Por nese do i mendonim keshtu gjerat une them se integrimi i Maqedonise në BE, nuk do ndodhe asnjehere, duke pasur parasysh GDP-ne e Austrise, Belgjikes, Holandes dhe në anen tjeter të Maqedonise. Për kete arsye kjo gje duhet të shikohet në një kendveshtrim tjeter. Sa larg është Maqedonia nga BE-ja, krahasuar me Rumanine dhe Bullgarine? Nuk them se Maqedonia është me e zhvilluar sesa Bullgaria dhe Rumania, por shihet qarte se Maqedonia nuk do jete as njolle e keqe për BE-ne, nese kjo e fundit anëtarësohet në të. Në çdo aspekt, integrimi i Maqedonise do jete me i "pershtatshem" sesa ish-integrimi i Rumanise dhe Bullgarise. Për kete shkak, nuk është i çuditshem fakti që aprovimi i ligjit për regjimin e vizave nga ana e Maqedonise, të jete thjesht si sukses-fat dhe detyrim i saj. Në fund të fundit, edhe Maqedonia kete problem e pati me Bullgarine 2 vjet me parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›