"Maya" josh Catherine Zeta Jones; Pluton Vasi nominohet serish
TIRANË- Regjisori i njohur shqiptar, Pluton Vasi, autori i një seri filmash dokumentarë, merr pjesë sërish në Festivalin e Filmit Swansea Bay, një ndër festivalet më të njohur të kinematografisë botërore, por këtë herë me një film artistik.
"Maya", filmi i parë artistik me metrazh të gjatë i regjisorit Pluton Vasi, është nominuar ndër pesë filmat më të mirë në edicionin e VI- të Festivali të Filmit 'Swansea Bay' që do të zhvillohet nga datat 5-15 maj në Uells në Britaninë e Madhe, një festival që organizohet me mbështetjen e aktores hollivudiane Catherine Zeta Jones dhe Michael Sheen OBE.
Filmi i regjisorit Pluton Vasi është nominuar si më i miri për kategorinë e filmave ndërkombëtar me metrazh të gjatë.
Në faqen zyrtare të këtij festivali, i pari në këtë kategori renditet filmi "The Place Where The Last Man Died" i regjisorit kroat Ivan Peric, "The Krolevsky case" i regjisorëve italian Alessio Gambaro e Christian Zecca, "MAYA" filmi shqiptar i Pluton Vasit, "The Death i Dreamed Of" i regjisorit grek Panagiotis Kravvas dhe “Consciousness” i regjisorit japonez Masaya Uenoyama.
Kjo nuk është hera e parë që Vasi, i cilësuar në Shqipëri si një regjisor që ka sjellë një erë të re në filmin shqiptar, merr pjesë në evenimente botërore të filmit, ku shumë herë është nderuar edhe me çmime.
Dy vjet më parë, filmi i tij artistik me metrazh të shkurtër "Shqetësimet e një obezi" u prit suksesshëm dhe u nominua ndër më të mirët në disa festivale ndërkombëtare, mes të cilave dhe në Festivalin e filmit "Swansea Bay" në Uells në Britaninë e Madhe.
Në këtë festival, që do të kulmojë në 15 maj, me një mbrëmje Gala të shpërndarjes se çmimeve, organizatorët kanë menduar të paraqesin për publikun një numër sa më të madh filmash, që do të shfaqen ‘free’ në Dylan Thomas CentreDylan Thomas Centre.
Konkurrentët në këtë festival janë jo vetëm regjisorë me emër, por dhe regjisorë të rinj dhe studentë, të cilët prezantohen me gjini të ndryshme filmash si dokumentarë, horrorë, të animuar, video, etj.
Yje të Hollivudit do të marrin pjesë në Festivalin e Filmit "Swansea Bay", që mbështetet nga Catherine Zeta Jones dhe Michael Sheen OBE.
"Swnsea Bay Film Festival" është një ndër festivalet më të njohur të kinematografisë botërore, që siç cilëson drejtori Michael Attardi, është më i mirë se ai i Kanës.
Festivali i dedikohet kryesisht filmit të pavarur dhe eksperimetal dhe qëllimi i tij është të promovojë talentet ndërkombëtare në fushen e aktrimit dhe të filmbërjes (regjisore, aktorë, skenaristë). Ky është një festival që premton të "respektojë zërin individual" dhe organizatorët presin edhe më shumë vizitorë se në edicionet e mëparshme.
Qëllimi i tij është të paraqesë një forum publik të gjerë për prodhuesit e pavarur dhe eksperimentalë të filmit dhe të ofrojë një shtrirje edukative. Festivali i filmit "Swansea Bay" ështe një festival kualifikues për çmimin e filmave te pavarur britanik. Organizatorë të kësaj ngjarje janë akademia e medias, incizimit, interaktive, televizionit dhe arteve skenike (AMRITSA) si dhe "Komiteti për perzgjedhjen speciale", i cili përbehet nga prodhues filmash, përfaqësues nga Qendra Dylan Thomas, departamenti i edukimit të të rriturve, etj.
Filmi i Vasit
Filmi shqiptar “Maya", me regji të Pluton Vasit, që u shfaq premierë në tetor 2010 vetëm për një publik të zgjedhur, nisi të shfaqet këtë vit për publikun e gjërë në kinematë "Imperial" (Sheraton) dhe “Agimi”.
"Maya", me skenar të Luljeta Lleshanakut dhe produksion të Vjollca Dedeit, trajton realitetin e jetës së njerëzve në thjeshtësinë e tyre, një realitet që mund të gjendet kudo në vëndet më me traditë të Shqipërisë.
Në filmin e tij të parë artistik me metrazh të gjatë, regjisori Vasi ka zgjedhur aktorët Genti Kame, Rovena Lule, Alert Çeloaliaj, Myzafer Ziflaj, Xhevahir Zeneli, Mariana Kondi, Arben Derhemi, Zyliha Miloti.
Maya, personazhi kryesor i filmit, është një grua e re, nënë e dy vajzave që bën një jetë rutinë në qytezën Gromas. Jeta e saj ndryshon rrjedhë kur në qytezë shkel Samiu, një djalë i ri i ardhur nga jashtë vendit për një amanet të të atit: ta varrosë në vendlindje. Samiut i pëlqen Gromasi dhe vendos të rrijë një kohë të gjatë aty, por kjo nuk është e lehtë për të.
Filmi rrëfehet nëpërmjet zërit të narratorit dhe flashback-ut, ose thënë ndryshe, kthimit të copëzave të ngjarjes në memorien e njërit prej personazheve. Filmi “Maya”, realizimi më i fundit i Pluton Vasit, është një prodhim shqiptar me buxhet të vogël i “Art Film P&D”.
“Maya” është i pari film artistik me metrazh të gjatë i regjisorit Pluton Vasi, i cili përgjithësisht ka krijuar në gjininë e dokumentarit.
Vasi është autor edhe i filmave dokumentarë: “Lojë botësh”, “Mjekër e thinjur”, "Çdo të thotë", "Kënga", "Gjitoni". "Kënga" u nderua me çmim të parë në Festivalin Botëror të Arshivës për Filmin Dokumentar, zhvilluar në Badenbaden të Gjermanisë në korrik 1997. Ky dokumentar ka në qendër të tij një nga zërat më origjinalë të muzikës së lehtë shqiptare, Artisten e Popullit, Vaçe Zela. Filmi jep historikun tragjik të këngës shqiptare deri në prag të Festivalit të këngës në Radio-Televizion, organizuar më 1996.
(d.b/ATA/BalkanWeb)