E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thyen rregulloren, nuk shpallet kandidat

Fakulteti i Infermierisë në Universitetin e Tiranës ende nuk e ka zgjedhur dekanin. Kjo pasi dekani aktual, Petrit Bare, ka thyer rregulloren e vendosur nga Ministria e Arsimit duke kandiduar përsëri për të njëjtin post. Madje dikasteri i Arsimit e ka vënë re kandidimin e tij vetëm ditën e votimeve, ku emri ish-dekanit ka vajtur në KZQZI. Ndërkohë ai është shpallur fitues pas zgjedhjeve pasi ka qenë i vetëm në konkurrim. Ndërkohë burime zyrtare të MASH-it pohojnë se është KZF e Infermierisë ajo që do të marrë një vendim për kandidaturën e Bares, i cili ka thyer rregulloren pasi e ka konsumuar një mandat si dekan. Ndërsa burime pranë KZF-së së Fakultetit të Infermierisë pohojnë se, është dikasteri i Arsimit ai që ka kompetenca për të marrë vendime në lidhje me këtë rast dhe kompetencë e komisionit. Faktit se përse nuk është përjashtuar si kandidat për dekan para se të shkonte në zgjedhje, burime pranë KZF-së së Infermierisë thanë se këtë e kishin vënë re vetëm ditën e zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›