"Ne s'kemi Kryeministër, kemi Pinokun mbi kokë!"
Dalin një nga një gënjeshtratSi gështenjat bëhen tokNe s'kemi KryeministërKemi Pinokun mbi kokë."Kurrë Gërdecin, s'kam ndigju"Garantoi Salia i ParëTi or mik për të mashtruEdhe mushkën lë me barrë.O Pinok, lëri mashtrimetDel për NATON dhe në sheshS'po e merr njerëzia veshËshtë ftesë a është martesë?Këngë, valle e kabaShokë të në rrojë PartiaQoftet po i kemi vetëBirrën falas Qeverria."Atyre që nuk na duanNjë mësim të madh t'u japimVërtet na ndodhi GërdeciPo nga pas e kemi Fatin".Truleshët e QeverrisëNuk janë më nga raca jonëPër pushtet dhe për paraT'gjithëve na degjenerojnë.Ju s'festuat për arritjenSe kurrë s'e keni shijuarJo, festuat se do vidhniPërsëri pa u shqetësuar.Ju s'e dini ç'është ftesaAs për NATO-n s'u kërcetJu duhet justifikimiPër të shtyrë edhe ca vjet.Beni zhurmë, e ngrini sazetTë mbytet vaj'i GërdecitJu duhet t'u vesh në zgjedhëE nga pas zhurm'e bodecit.Ju të vidhni e të vrisniPastaj dilni e këndoniKëtë se bën as pushtuesiJu as falje nuk kërkoni.