E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Si durojnë pa thënë: Boll me përrallat e mama dhisë?"

Dje rastësisht pashë lajmet në darkë dhe ndër të tjerave u fol për fjalën e mbajtur nga Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Në lajm thuhej që Berisha përgëzoi dhe një herë suksesin e futjes së Shqipërisë në NATO. Ndër të tjera, Berisha, si gjithnjë duke u zgërdhirë si hajvan, tha se Mediu dha një kontribut të rëndësishëm në futjen e vendit tonë në NATO. Kjo u arrit dhe në një punë të suksesshme të bërë nga ai (Mediu) në luftën kundër korrupsionit, tha Kryeministri.

Të gjithë ministrat, duke vënë re edhe të akuzuarin tjetër për korrupsion që rri në krah të majtë të Berishës, Basha, rrinin si hunj dhe dëgjonin këto paçavure që thoshte kryetari i madh dhe i pagabueshëm. Po si more injorantë, Berisha e quan luftë të suksesshme, të bërë nga Mediu, kur ai është i futur kokë e këmbë në korrupsion? Po si nuk e hap njeri nga këta gojën dhe të thotë: Mjaft dëgjuam përrallat e Mama Dhisë? Berisha, në çdo ditë po e shfaq dhe më tepër që ai është i implikuar rëndë në këtë vjedhje dhe na bën të paditurin e të pafajshmin.

Si mund të trumbetohet tek ne se po bëjmë hapa të mira drejt demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit, kur këta politikanë janë vetë mafia?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›