Apeli : Burg pa afat për Delijorgjin dhe Minxhollin.
Në përfundimin e seancës së parë gjyqësore, gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e dënimit "burg pa afat", të dhënë gjykata e shkallës së parë, për Mihal Delijorgjin dhe Dritan Minxhollin. Gjykatësit e cështjes kanë lënë në fuqi akuzat e ngrirura nëgjykatën e shkallës së parë dhe prokurori i cështjes e ka cilësuar si të patolerueshëm faktin që në fabrikën e çmontimit punonin gra dhe fëmijë. Avokati i mbrojtjesi dy të pandehurve është shprehur para mediave duke shfaqur pakënaqësinë ndaj vendimit. Ai tha se në emër të personave që përfaqësonte kishte bërë kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë me argumentin se të akuzuarit nuk paraqisnin rrezikshmëri. Ai pohoi se ka ofruar garanci financiare në këmbim të ndryshimit të masës së sigurisë.