E Shtunë, 31 Tetor 2026

"As NATO e as Evropa e Bashkuar nuk janë prona e as parcela"

Shqipëria nuk është as blu e as rozë. Shqipëria është kuq e zi. Ajo është e Sali Berishës sa ç'eshte edhe e Edi Rames, e Sabri Godos, po aq sa edhe e Leka Zogut, e ... Shqipëria është e çdo dhe e të gjithe shqiptareve, ndryshe nuk do të ishte Shqipëri. Ndaj, as NATO e as Evropa e Bashkuar nuk janë prona e as parcela të kesaj apo të asaj partie. Ato janë thesari dhe shtepia jone e perbashket, prej nga na larguan diktaturat. Jemi të vonuar por asnjehere nuk është teper vone për të shkuar në shtepine tende. Kemi pune shume të rendesishme perpara. Pas shpalljes së Pavaresise së Kosoves futja në Organizaten e Aleances së Atlantikut Verior, NATO është ngjarja me e rendesishme për popullin e kombin shqiptar. Edhe dejure Shqiperia ze keshtu vendin e saj natyror në gjirin e aleateve të natyrshem perendimore. Me kontributin dhe rolin e pazevendesueshem në luften për çlirimin dhe pavaresine e Kosoves, ata e kaluan proven e zjarrit për ne shqiptaret.

Tani është radha jone, e çdo shqiptari kudo në bote, t'ua kthejme këtë borxh gjaku aleateve tane natyrore, vellezerit tane perendimore të NATO-s dhe SHBA-ne (Shtetet e Bekuara të Amerikes, siç i quante gjyshi im Imam i degjuar). Me ta na bashkon gjithçka e nuk na ndan asgje. Sot! Neser është shume vone! Është koha e fundit për të fituar kohen e humbur! Sot, Shqipëria në NATO!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›