E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, më 6 tetor viziton Kosovën



Kryeministri Sali Berisha fikson në axhendën e tij udhëtimin drejt Prishtinës, pikërisht me datën 6 tetor. Berisha shkon në Kosovë me ftesë të homologut kosovar, Hashim Thaçi. Lajmi u dha dje nga zv.kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, gjatë një interviste në RTV-në e Kosovës. Sipas Kuçit, Berisha është ftuar nga Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai do të jetë në Prishtinë në datat 6 e 7 tetor. Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, gëzon një reputacion të madh te kosovarët. Që nga përfundimi i luftës, z. Berisha ka vizituar vetëm një herë Kosovën dhe kjo do të jetë vizita e tij e parë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›