Eurodeputetja Fajon: Liberalizim vizash edhe për Shqipërinë
BRUKSEL- "Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina duhet të përfshihen në listën e vendeve të shengenit, njësoj si fqinjët e tyre, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi".
Kështu shprehet eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, në një draft raport hartuar prej saj, duke theksuar se dy vendet nuk duhet të lihen jashtë.
Mesazhi kyç në projektin e Fajon është "se raporti për heqjen e vizave për shtetasit e Maqedonisë, Serbia dhe Mali i Zi të plotësohet me një deklaratë duke thënë se Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria duhet të arrijnë liberalizimin si fqinjët e tyre". Projekt-raport gjithashtu bën thirrje për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.
Mediat e huaja raportojnë se Komisioni për Lirive Civile, Drejtësisë dhe Çështjet e Brendshme, komitetin e përhershëm të Parlamentit Evropian, do të shqyrtojë raportin mbi liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor.
Komiteti pritet të votojë mbi raportin e hartuar nga parlamentarja sllovene Tanja Fajon më 15 shtator. Raporti do të vihet në rendin e ditës të seancës plenare të Parlamentit Evropian në nëntor.
Në korrik, Komisioni Evropian paraqiti një propozim për të Bashkimit Evropian për të hequr regjimin e vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi që nga janari 2010.
Kurse për vendin tonë u deklarua se duhet të plotësojë njëherë kushtet dhe të çojë përpara reformat.