E Diel, 1 Nëntor 2026

"Letër Dashurie nga Shqipëria"

Nga Shqipëria e vogëlNë Brukselin plot me dritëMb`rrin një letër dashurieQë u shkrua këto ditë:
"…O NATO të qofsha falëO zonjë e hipur në kalëDitët e Prillit pa dalëDo ma japësh atë fjalë!
...Ne të gjithë jemi gatiVetëm fjalën tënde presimMos thuaj "Jo" këtë herëSe për fare do e dhj....
Detyrat që na ke lënëQë s'i bëmë në 17 vjetDeri në fillim të PrillitDo i kthejmë dosjet përpjetë".
Aleancë e AtlantikutShqipëria të del para.Të dërgon letra dhe shenjaFët me sy, fët me qepalla!
Po pranon lloj'e'lloj shtetiQë as zërin s'u dëgjonNe bëjmë sherre ditë e natëE ti na diskriminon?!
Po të pres këto dy muajTakohemi në BukureshtS'të ndahem po s'më pranoveDer` sa t'më bien leshtë!
Të fala nga ShqipëriaE jotja në jetë të jetës…(Lekët sa bën anëtarësimiJanë të zarfi në mes fletës).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›