"Për të arritur progresin, duhet bashkëpunim pozitë-opozitë"
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ka rëndësinë e vet, sepse ne tashmë jemi pjesë e një Aleance të fuqishme. Por të gjithë jemi koshientë se vendi nuk i ka plotësuar plotësisht të gjitha standardet e vendosura nga NATO. Për të arritur sukses në aspiratat më të rëndësishme duhet bashkëpunim, duhet të zbutet klima politike. Shpresoj që marrja e ftesës për anëtarësimin në NATO të influencojë në përshpejtimin e anëtarësimit tonë në BE.