E Diel, 1 Nëntor 2026

"Shoqëria civile dhe media mund ta kryejnë këtë mision"

Skemat për Vlorën janë ndërtuar nga lobet e fuqishme të naftës. Ato kanë futur në lojë veç promocionit (kupto ryshfete dhe joshje financiare) edhe institucione të rëndësishme si Bankën Botërore etj., por edhe persona kyç në media. Ato përdorin me sukses edhe politikane të rangjeve të uleta dhe ndonjëherë deri në nivel ambasadoresh të Perëndimit ketu në Tirane, për të atrofizuar politiken shqiptare apo për ta bere aktive pro interesave të tyre. Ndryshe, si shpjegohet diferenca kaq e madhe e qëndrimit të popullit dhe të politikes?

Pra duhen goditur edhe keto institucione ndërkombëtare që punojne kundra interesave të Shqipërisë. P.sh., pse Banka Botërore i jep kredi Shqipërisë për TEC-in e Vlores, që kushton 2 here me shtrenjte se ai i Fierit? Duke goditur ato mund t'i japim shanse politikes sone t'i dale frika e të marre rolin e udhëheqjes së vendit. Shoqëria civile dhe media mund ta kryejnë këtë mision. Pra, "Po hajduti që vodhi lopën, s'ka faj fare?".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›